Llabunishti i Strugës me 10 mijë banorë, rreth 5 mijë vetura, 1.200 nxënës filloristë, 600 nxënës të shkollës së mesme, 6000 mijë votues, 2 deputetë dhe 4 këshilltarë komunalë në Kuvendin e Strugës, paramendoni, nuk ka Sallë sporti, nuk ka spital, nuk ka Ndihmë të Shpejtë…, gjatë periudhës së verës përballet me problemin e madh të mungesës së ujit të pishëm, gjatë dimrit ballafaqohet me mungesë e rrymës, kurse gjatë gjithë vitit përballet emungesën e rrugëve. Që të jetë ironia edhe më e madhe, këta qytetarë të këtij rajoni lere qe jane te disiplinuar ne shkyerjen e obligimeve ndaj shtetit, ata, rregullisht dhe me kohë paguajnë tatimet dhe taksat, ndërkohë që shteti…? (Foto: Adnan Kjazimoski)