Liverpooli ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Arsenalit në derbin e javës së 20-të në Ligën Premier.
Reds kanë vazhduar dominimin dhe formën pa humbje deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier, pasi kanë mposhtur edhe Arsenalin në ndeshjen e fundit të vitit 2018.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur, aksione të shumta dhe pesë gola të shënuar.
Maitland-Niles hapi serinë e golave (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)
Të parët që tundën rrjetën ishin mysafirët, duke befasuar Reds në minutën e 11-të me anë të Ainsley Maitland-Niles, i cili shënoi për 0-1.
Megjithatë, epërsia e Arsenalit zgjati vetëm tre minuta pasi ishte Roberto Firmino që barazoi rezultatin 1-1.
Firmino duke shënuar në stilin ‘no look’ (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)
Sulmuesi brazilian u tregua vendimtar dhe sulmues i madh edhe në minutën e 16-të pasi shënoi një gol të bukur për epërsinë 2-1.
Goli i dytë i Firminos ishte fantastik (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)
Në minutën e 32-të në skenë doli sulmuesi Sadio Mane, i cili thelloi epërsinë 3-1 pas asistimit të Mohamed Salah.
Mane shënoi nga afërsia (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)
Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte ishte edhe Salah, i cili gjeti golin duke shënuar nga pika e bardhë për rezultat 4-1.
Mohamed Salah (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)
Në pjesën e dytë, përsëri ishte Liverpooli që luajti më mençur dhe gjeti golin e vetëm në këtë 45 minuta edhe përkundër rasteve të shumta nga të dyja skuadrat.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 65-të dhe ishte Firmino që shënoi nga penalltia për 5-1, duke kompletuar het-trikun dhe vulosur rezultatin përfundimtar.
Firmino vulosi het-trikun nga penalltia (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)
Pas kësaj fitore, Reds kanë plot 54 pikë në vendin e parë, ndërsa Arsenali renditet në pozitën e pestë me 38 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Liverpooli udhëton te Manchester City, ndërsa Topçinjtë e presin në shtëpi Fulhamin. /Telegrafi/
?? Liverpool’s 1 – 1 goal by Roberto #Firmino 14’⚽️ #LIVARS pic.twitter.com/Q4MvpmlyD9
— jumana (@jumana_physio) December 29, 2018
Roberto Firmino Second Goal Liverpool vs Arsenal 2-1 ?⚽️??? pic.twitter.com/upjhTTmESi
— futbolesencia (@futbolesencia2) December 29, 2018
Sadio Mane Goal pic.twitter.com/XdCLuFAm1i
— Erman Eren Gala-FHD (@uA_erman) December 29, 2018
?? Liverpool’s 4 – 1 penalty goal by Mohamed #Salah 45+2’⚽️ #LIVARS pic.twitter.com/eSAEOZc0d7
— jumana (@jumana_physio) December 29, 2018
65′ Firmino (P) (Liverpool 5 – Arsenal 1)
— Arsenal Ajans (@ArsenalAjansTR) December 29, 2018


