Liverpool ka vendosur çmimin për Luis Diaz mes interesimit nga gjigantët evropianë Barcelona dhe Bayern Munich.
Arne Slot e ka përforcuar skuadrën e tij fituese të Ligës Premier këtë verë duke afruar Jeremie Frimpong, Florian Wirtz dhe Milos Kerkez.
Si Frimpong ashtu edhe Wirtz, që kushtuan një shifër rekord 116 milionë euro, u transferuan nga Bayer Leverkusen, ndërsa Kerkez erdhi nga Bournemouth për rreth 40 milionë euro.
Por klubi gjithashtu planifikon të largojë disa lojtarë, me Trent Alexander-Arnold që është transferuar te Real Madrid.
Harvey Elliott dhe Darwin Nunez gjithashtu janë lidhur me një largim nga ‘Anfield’.
Pa harruar edhe Luis Diaz, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Porto për 37.5 milionë në janar të vitit 2022.
Diaz ka zhvilluar 148 paraqitje në të gjitha garat që nga momenti i transferimit, duke shënuar 41 gola.
Pavarësisht se është një pjesë kyçe e skuadrës së Slot, klubi është i gatshëm ta lërë të largohet nëse arrin një ofertë e mirë.
Sipas mediumit gjerman BILD, Liverpool do ta pranojë shitjen e Diaz nëse paraqitet një ofertë me vlerë 82 milionë euro në tavolinë.
Megjithatë, Barcelona po heziton ta paguajë këtë çmim, dhe nëse nuk arrijnë një marrëveshje me kampionët e Anglisë, do të përqendrohen te transferimi i Marcus Rashford./Telegrafi/