Gjatë vitit 2017 interesimi i qytetarëve për të porositur mallra on-line është rritur dukshëm. Për të evituar mallrat ilegale të depërtojnë në Maqedoni, dërgesat kalojnë përmes kontrollit doganorë dhe atij postar. Sipas Postës së Maqedonisë, Dërgesat e porositura në formë elektronike, të cilat arrijnë prej jashtë, gjatë këtij viti kanë kaluar shifrën e 1 milionëshit. Në listën e zezë të doganierëve përveç pjesëve të armëve, materieve eksplozive, mjeteve piroteknike, substancave narkotike, materieve radioaktive dhe biologjike, janë të ndaluara edhe dërgesat e ilaçeve, cigareve, alkoolit dhe kafesë.
Drejtori i agjencisë të postave, Vllatko Atanasoski, sot në seancën publike tha se përveç porosive ndërkombëtare, edhe qarkullimi i dërgesave në tregun e brendshëm nuk mund të kontrollohet, gjë e cila çon në dëm buxhetin e shtetit me miliona euro.
“Interesimi për shkatërrimin e tregut gri nuk ka vetëm Agjencia e postave, por të gjitha institucionet tjera të shtetit, duke përfshirë Drejtorinë e Doganave, Ministrinë e punëve të brendshme dhe Drejtoria për të hyrat publike. Duke pasur parasysh se ajo drejtpërsëdrejti nxit ekonominë gri dhe anashkalon financat legale, të cilat do të duhej të hynin në llogaritë e operatorëve postar. Unë gjithashtu jam i interesuar për shkatërrimin e atij fenomeni dhe bëj thirrje publike tek institucionet përkatëse që të krijojnë kushtet për eliminimin e kësaj dukurie”, u shpreh Vllatko Atanasoski, Drejtori i Agjencisë së postave.