Lista e pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës” e kryesuar nga Mesut Bajrami në mbështetje të protestës studentore të 6 prillit:
Studentët kanë nevojë për ne që t’u bashkohemi në thirrjen e protestës dhe ne do t’u bashkohemi. Për Shqiptarët e Kumanovës gjithashtu ju bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin masovikisht në mbështetje të studentëve, sepse ata janë ajka jonë.
Të gjithë në mbështetje të studentëve shqiptarë – shihemi në protestë”, thuhet në komunikatën e listës së pavarur “Shqiptarët e Kumanovës”.



