Më 3 Prill mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi. Këto do të jenë zgjedhjet e dyta në të cilat marin pjesë edhe shqiptarët, pasi vite me radhë kishin bojkotuar ato.
Janë gjithsej 20 kandidatë shqiptarë që garojnë në dy lista të ndarakurse në mesin e tyre është Lirona Zuka, intelektuale dhe veprimtare e njohur nga Medvegja. Lirona është edhe kandidatja e parë nga kjo komunë që kandidon për deputete.
Lirona është pjesë e listës “Koalicioni i shqiptarve të Luginës” me numër 16 në listën zgjedhore.
Ajo ka lindur në Llapashticë të Medvegjës më 25 shkurt 1999.
Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në Medvegjë, ndërsa studimet unievrsitare në Prishtine.
Në vitin 2019 ushtroi profesionin më human pikërisht në Medvegjë si mësimdhënëse ne shkollen fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë.
Lirona njihet si aktiviste e të drejtave të shqiptarve të Lugines, njëkosishtë edhe autore e librit “Medvegja ime” dhe shkrimtare e shume shkrimeve kushtuar vendlindjes së saj.
Lirona tashme është përfaqësuese e Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.
Në takimet e zhvilluara me përfaqësues te misionit të OSBE- ODIHR ajo vazhdimisht ka alarmuar për nevojën e prezencës së vëzhguesve në këto zgjedhje, por edhe për problemet me të cilat përballen votuesit shqiptarë.
“Shlyerja masive e elektoratit shqiptar është pengesa më e madhe dhe për këtë dhe ndodhi tjera në komunen tonë informuam në detaje delegacionin në fjalë, ku edhe u pajtuam qe të bashkëpunojmë ne interes të të drejtave te komunitetit”, ka thënë për Almakos, kandidatja për deputete në Kuvendine Serbisë, Lirona Zuka .
REL: Shqiptarët e Luginës, të ndarë në zgjedhjet e Serbisë
Të ndarë dhe të pakoordinuar, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të garojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi, që pritet të mbahen më 3 prill.
Partitë shqiptare do të garojnë me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – me gjithsej 20 kandidatë.
Për shkak të dallimeve politike, ato thonë se nuk kanë arritur të merren vesh për një listë të përbashkët, ashtu sikurse në zgjedhjet e vitit 2020, kur shqiptarët e Luginës janë bashkuar për herë të parë dhe kanë fituar tri ulëse në Kuvendin e Serbisë.
Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar, bartës të listës e ka deputetin aktual, Shaip Kamberi. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se lista që udhëheq ai, përbëhet nga tri parti shqiptare dhe se ka dhjetë kandidatë.
Kamberi, i cili disa herë ka dalë në qendër të vëmendjes për fjalimet përpara Kuvendit të Serbisë, thotë se synon të vazhdojë trysninë mbi autoritetet e Serbisë për, siç shprehet, përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë.
Luginën e banuar me shqiptarë, që ndodhet në jug të Serbisë, e përbëjnë: Medvegja, Presheva dhe Bujanoci.
Shqiptarët atje ankohen, tash e sa kohë, për pasivizim të adresave të tyre dhe mosrespektim të të drejtave nga zyrtarët.
Pasivizimi i adresave, formë e legalizimit të pastrimit etnik në Luginë
Në një fjalim para Kuvendit të Serbisë në vitin 2020, Kamberi ka kritikuar pjesëmarrjen e ulët të pakicave në organin ligjvënës, duke thënë se në mesin e 250 deputetëve, vetëm gjashtë janë nga komunitetet pakicë.
“Një Kuvend të tillë nuk do të mund ta prodhonte as [ish-presidenti serb] Sllobodan Millosheviq”, ka thënë atëbotë Kamberi.
Beogradi zyrtar, në përgjithësi, nuk e ka komentuar çështjen e pasivizimit të adresave.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Kamberi thotë se, si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës, ai ka arritur t’i tregojë problemet me të cilat ballafaqohen ata.
“Qeveria autokratike e [presidentit të Serbisë, Aleksandar] Vuçiq nuk ka treguar vullnet në asnjë moment që të ulet me ne dhe të diskutojë për këto probleme. Ne duhet të vazhdojmë me të njëjtën trysni të paraqitjes së problemeve”, thotë Kamberi.
Ai shton se me listën e tij synon të fitojë së paku dy ulëse në zgjedhjet e prillit.
Në listën e udhëhequr nga ai bëjnë pjesë: Partia për Veprim Demokratik (PVD), Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD).
Lista tjetër shqiptare që synon Kuvendin e Serbisë
Lista tjetër, Alternativa Demokratike Shqiptare, udhëhiqet nga Shqipërim Arifi dhe ka po ashtu dhjetë kandidatë.
“Këtë herë, për shkak se shqiptarët garojnë jo të bashkuar, mendoj se lista jonë mund të fitojë të paktën një deputet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Arbër Pajaziti, i cili kryeson partinë Alternativa për Ndryshim në Bujanoc – pjesë e listës së Arifit.
Numri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk është i qartë, e rrjedhimisht as i votuesve, pasi ata kanë refuzuar regjistrimin e popullsisë që nga viti 2001.
Por, në bazë të një vlerësimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të bërë në vitin 2015, janë rreth 70 mijë banorë shqiptarë të regjistruar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Prej tyre, sipas organizatave joqeveritare dhe subjekteve politike nga Lugina e Preshevës, rreth 20,000 qytetarë kanë migruar në Kosovë për arsye të ndryshme.
Pa strategji për një listë të përbashkët shqiptare
Në përbërjen e deritashme të Kuvendit të Serbisë kanë qenë tre deputetë shqiptarë, të cilët kanë fituar mandatin, pasi kanë garuar me një listë të përbashkët, të formuar me iniciativën e Qeverisë së Shqipërisë.
Belgzim Kamberi, nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, thotë se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e prillit në Serbi, është shumë e rëndësishme, sidomos pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Zyrtarë të BE-së kanë tërhequr vërejtjen se lufta në Ukrainë mund të ketë ndikim edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Pjesëmarrja shqiptare është e rëndësishme, pasi që vetëm kështu mund të paraqiten problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet qendrore… edhe pse kjo është shumë e vështirë me këtë Serbi, që është e ndërtuar pa asnjë lloj diskriminimi pozitiv për përfaqësimin e pakicave në Kuvend dhe në Qeveri”, thotë Kamberi./Almakos-REL