Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi se nga mesnata do të lirohen të gjitha llojet e karburanteve në vend.
Sipas vendimit të ri:
EUROSUPER 95 do të shitet me 74 denarë për litër, që është 1,5 denarë më lirë.
EUROSUPER 98+ ulet gjithashtu për 1,5 denarë, duke arritur çmimin prej 76 denarësh për litër.
EURODIESEL-i u lirua për 1 denar, dhe tani do të shitet me 68,5 denarë për litër.
Vaji ekstra i lehtë gjithashtu pësoi ulje prej 1,5 denarësh, duke u shitur me 68 denarë për litër.
Vendimi hyn në fuqi nga mesnata e sotme.