Të martën ka nisur në Korçë aksioni për lirimin e hapësirave publike në pedonalen e qytetit, ku i pranishëm ishte drejtori i Kontrollit të Territorit në Bashkinë e Korçës, i shoqëruar nga punonjës të policisë bashkiake.
Para fillimit të aksionit është shënuar një përplasje verbale mes tij dhe këshilltarit të pavarur Lazjon Petri, i cili kishte shkuar në vendngjarje në mbështetje të bizneseve.
Petri i kërkoi drejtorit një vendim zyrtar që justifikon ndërhyrjen në zonë, duke vënë në dukje se pedonalja ka qenë në të njëjtën gjendje prej vitesh.
Ai theksoi se nuk duhet të ndërhyhet pa një akt të miratuar, ndërsa drejtori i territorit deklaroi se aksioni do të vijojë dhe se çdo ankesë nga bizneset mund të bëhet pranë institucioneve ligjore përkatëse.
Pamjet: