Shkruan: MLLADEN ÇADIKOVSKI
Pas gati 15 vitesh Maqedonia u rikthye në gjysmën e parë të listës së “Reporterëve pa Kufij”. Sipas Indeksit Global të Lirisë së Medias të “Reporterëve pa Kufij”, vendi është, për kushtet tona, në vendin e lartë të 38-të në botë. Relativisht e lartë për një vend që deri pak vite më parë ishte në vendin e 123-të në këtë listë. Lajm në dukje mjaft i mirë, për gazetarët, për median, për të gjithë shoqërinë.
Por ka gjithmonë një “por”, që duhet të na mbajë si qytetarë dhe veçanërisht si komunitet mediatik, shumë vigjilent. Jemi dëshmitarë të asaj që një pjesë e mirë e komunitetit gazetaresk po bën dhe po bën në dhjetë vitet e fundit për të luftuar për lirinë e medias, për lirinë e fjalës në përgjithësi. Në kohën kur figurativisht në media “rrodhi gjaku deri në gjunjë”, mbylleshin televizionet e gazetat, ngacmoheshin e pështyheshin në rrugë gazetarët, atëherë profesionistët e vërtetë mbetën në anën e së vërtetës, duke vazhduar betejën bazë për dinjiteti gazetaresk, për të vazhduar t’i shërbejë interesit publik, në funksion të qytetarëve dhe jo në funksion të partisë apo partive që ishin në pushtet në atë kohë.
Ajo betejë ishte e gjatë, e dhimbshme, me shumë viktima, shpesh në kufijtë e funksionimit dhe mbijetesës. Dhe çfarë tani? A duhet të themi tani – mjaft, mbaroi, liria u fitua?/Analiza e plotë.