Ish – presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, njëherit Presidenti i Partisë së Lirisë, gjatë mbrëmjes së kaluar ka qëndruar në Shkup.
Përmes informacioneve që i ka siguruar “TV Shenja” Meta ka realizuar një takim me deputetin e BDI-së dhe njëkohësisht koordinator i grupit parlamentar i “Frontit Europian”, Blerim Bexhetin.
Siç mësojmë në këtë takim pos tjerash është biseduar për aktualitetin politik në vendin tonë dhe rajon.