Ndërtimet në bregun e liqenit të Ohrit shërbejnë për zhvillimin e turizmit. Ky është qëndrimi i kryetarit të Strugës, Ramiz Merkos, rreth urbanizimit në bregun e liqenit të Ohrit. Me këtë ai iu përgjigj reaksioneve të shumta nga organizatat civile se në bregun e liqenit po ndërtohen objekte me materiale të forta ndërtimore. Nga komuna e Pogradecit thonë se kanë përgatitur një plan strategjik me kritere të përcaktuara saktësisht se ku dhe çfarë mund të ndërtohet.
“Ne jemi duke shqyrtuar të gjitha planet urbane që janë miratuar në komunën e Ohrit, veçanërisht për zonën qendrore të qytetit për të parë se si do të vazhdojmë, që diçka të ndërtohet, dhe diçka të zvogëlohet”, u shpreh Igor Bezhovski, sekretar në komunën e Ohrit.
Komuna e Ohrit, Strugës dhe Pogradecit në vitin 2000 nënshkruan memorandum mirëkuptimi dhe mbrojtje të Liqenit dhe për çdo vit e shënojnë 21 qershorin si Dita e Liqenit të Ohrit, organizatore e së cilët këtë vit ishte Struga. /alsat-m/