Përmes një shkrimi, Ministri i Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani ka njoftuar se ka zhvilluar takim me përfaqësues të SASHK-ut me të cilët siç njofton gjurm.info ka biseduar e diskutuar për kushte më të mira për punonjësit në mbrojtjen e fëmijëve.
Limani njofton se me lërfaqësues të SASHK-ut ka diskutuar edhe për mundësitë për rritjen e pagave për të punësuarit në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve.
Nkoftimi i plotë:
🤝 Sot realizuam një takim konstruktiv me përfaqësues të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK).
Temat kryesore të diskutimit ishin:
🔹 Mundësitë për rritjen e pagave për të punësuarit në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve;
🔹 Përmirësimi i kushteve dhe mënyrës së punës në çerdhe;
🔹 Marrëveshjet kolektive dhe ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e fëmijëve;
🔹 Lehtësimi i kapaciteteve ekzistuese përmes ndërtimit të çerdheve të reja në disa komuna, duke ulur numrin e fëmijëve në grupe dhe duke zvogëluar listat e pritjes;
Përfunduam se është e nevojshme:
🔹 Formimi i një grupi pune ku do të përfshihen përfaqësues të sindikatave, punonjës të ministrisë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe përfaqësues të çerdheve, me qëllim që të diskutojmë për të gjitha çështjet e hapura dhe të arrijmë zgjidhjet më të mira për mbylljen e tyre.
👉 Ministria mbetet e përkushtuar ndaj dialogut me sindikatat dhe ndaj zgjidhjeve konkrete për përmirësimin e statusit të të punësuarve, por edhe për kujdes cilësor ndaj fëmijëve.
💪 Së bashku mund të ndërtojmë një sistem më të mirë për të gjithë!
#MPPS #SASHK #KujdesPërPunonjësit #ÇerdheTëReja #MarrëveshjeKolektive #PolitikaSociale #MbrojtjaEFëmijëve