Sot, e diel (11 janar, 2026) janë mbajtur zgjedhjet të pjesshme lokale në Komunën e Gostivarit ku kanë garuar dy kandidatë, Valbon Limani nga AKI dhe Nevzat Bejta nga Koalicioni VLEN, njofton Telegrafi Maqedoni.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para nga dita e votimit sot në këtë komunë.
Sipas KSHZ-së, me 21,49% të votave të numëruara këto janë rezultatet e publikuara.
1. Nevzat Bejta – VLEN – 1172 vota apo 24,74% të votuesve
3. Valbon Limani – AKI – 2581 vota apo 54,49% të votuesve


