Prezantuesja e njohur e shou emisioneve në Maqedoni, Lila Stojanovska ka shprehur dhimbje dhe ngushëllime drejt familjeve për tragjedinë që ndodhi të mërkurën mbrëma në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën 14 veta.
Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se nuk është koha për ndarje por që bashkërisht të shprehet dhembja. Ja postimi i saj:
Nuk ka vdekje maqedonase, shqiptare, boshnjake apo rome.
Ka vetëm vdekje dhe tani është koha që të shprehim pikëllim. Nuk është koha për postime demokristiane, për komente të këqija, për politikë. Tani është koha për të shprehur pikëllim dhe dhembje…