Vendosja e afisheve ekologjike për gjithë veturat në vend, kështu parasheh ligji i ri të cilin e pregadit ministria e ekonomisë, transmeton Zhurnal.mk
Shtesë nga ndryshimet e fundit të ligjit do të vendosen edhe tabela tjera për makinat të cilat janë të përfshira në transport taksie.
Vendosja e afisheve ekologjike për veturat do të mundësojë që sa më lehtë të rregullohet komunikacioni që ndotja e ajrit mos jetë në nivel kaq të lartë.
Afishet do të jenë të ngjyrave të ndryshme që do të mundësojnë organet komunale dhe policinë që të identifikojnë këto vetura.