Qeveria në seancën e sotme të rregullt do ta shqyrtojë Propozimligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. Me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes do të shqyrtohet edhe informacioni për negociatat për dakordimin e marrëveshjes për bashkëpunim financiar ushtarak midis qeverive të Maqedonisë dhe Turqisë. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në rend dite janë edhe informacioni për bashkimin e shtëpive të shëndetit dhe spitaleve të përgjithshme në vendet e banuara, plani veprues për zhvillimin e kujdesit
postoperativ jashtë spitaleve për pacientët dhe planin veprues për projektin “Vendosja e vaksinimit kundër pneumokokës dhe viruseve”. Para anëtarëve të Qeverisë është edhe Informacioni për funksionimin e trupit kombëtar koordinues kundër dhunës në familje, Informacioni për formimin dhe mbështetjen e kooperativave bujqësore, si dhe konstatimi për shfuqizimin e shpalljeve për dhënien e tokës bujqësore me qira shumëvjeçare dhe
shkëputjen e marrëveshjeve prej 18.08.2004 deri 04.12.2004. Me propozimin e NP “Rrugët e Maqedonisë” ministrat do t’i shqyrtojnë edhe ndryshimet dhe
plotësimet e programit vjetor për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2017, si dhe Informacionin për mjete financiare për furnizimin e mekanizimit të nevojshëm dhe nevoja të tjera për funksionimin normal të NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Data 04.03.2025
Aktuale
- Një person e ka humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar rëndë në autostradën Tetovë-Gostivar
- E dha foshnjën për adoptim për 4 mijë euro, kallëzim penal ndaj kumanovares dhe katër personave tjerë
- Eliminim dhe një histori emocionuese, çka do të ndodh sot në BBVA
- Kryeparlamentari kroat Gordan Jandroković për vizitë tre ditore në Shkup
- Avokatja e Popullit për numrin e lartë të personave në paraburgim: Të merret në konsideratë prezumimi i pafajësisë
- Një 41-vjeçar gjendet në lulishte pa shenja jete, dyshohet se…
- Memedi: Në gjendje stabile fëmija i helmuar me tableta, vazhdon observimi i tij
- Për një agjërim të shëndetshëm në Ramazan syfyri nuk duhet anashkaluar