Kryeministri Zoran Zaev dhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, prezantuan sot detajet për planin reformues të Qeverisë të quajtur “ 3-6-9” .
Plani është i përbërë nga tre pjesë edhe atë: në 3 mujorin e parë reformat duhet të realizohen deri në zgjedhjet lokale; në 3 mujorin e dytë reformat duhet të realizohen deri në mbledhjen e Këshillit të BE-së në dhjetor; në 3 mujorin e tretë reformat duhet të realizohen deri në shpalljen e raportit të rregullt të Komisionit Evropian për Maqedoninë, shkruan Almakos.
Kryeministri Zaev e cilësoi planin tejet të rëndësishëm dhe si një hap të madh, me reforma të cilat janë urgjente dhe të cilat, sipas tij, do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve.
“ Dëshira dhe vullneti për realizimin e këtyre reformave që Maqedonia të bëhet vend demokratik me të ardhme evropiane, nuk mungon. Vullneti politik ekziston që këto reformat të realizohen me sukses duke filluar në 3 mujroin e parë , ku vëmendje maksimale, ndër të tjerat, do t’i jepet realizimit të denjë të procesit të zgjedhjeve lokale me qëllim që në dhjetor të marrim edhe rekomandimin e pakushtëzuar. Do të punojmë të gjithë që të japim rezultate serioze në realizimin e reformave”- tha kryeministri Zoran Zaev.
Në mesin reformave që duhet të realizohen në periudhën e parë 3 mujore qëndron edhe miratimi nga ana e Qeverisë i propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve , i cili më tej do të dorëzohet për konsultime në Komisionin e Venedikut. Për miratimin e shpejtë të ligjit për përdorimin e gjuhëve Qeveria qëndron njëzëri, tha kryeministri. E për këtë foli edhe zv/kryeministri Bujar Osmani.
“ Në fushën e implementimit të marrëveshjes së Ohrit, në drejtim të avancimit të implementimit të elementeve legjislative nga Marrëveshja Kornizë, Qeveria do të përgatisë ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili më pas do të dorëzohet në parlament, por edhe në komisionin e Venedikut për konsultime”- tha Bujar Osmani, zv/kryeministër për Çështje Evropiane.
Në përudhën 3 mujore, Qeveria e Maqedonisë do të përqëndrohet në realizimin me sukses të zgjedhjeve lokale, mbështetjen e punës së PPS, mbështetjen e punës së Kuvendit, reformat në media, reformat në gjyqësor, reformat në Administratën Publike, kompletim kadrovik të zyrës së Avokatit të Populli, reformat në Shërbimet e Sigurisë dhe Inteligjencës, heqjen e ligjit për verifikimin e fakteve dhe përgjegjësi disiplinore të gjyqtarëve, luftimin i korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në fushën e migracionit.
Evi Shkopi
Almakos.com
FOTO/ Më poshtë pikat mbi të cilat bazohen reformat në të gjithë sektorët: