Deputeti Rexhail Ismaili, nga Bashkimi Demokratik për Integrim, tha se ligji për përdorimin e gjuhëve do të jetë në Kuvend pas vitit të ri, konkretisht në janar të vitit 2018. Sipas tij kështu shpresojnë që vitin e ri ta fillojNë me këmbë të mbarë.
“ Më pyesin gazetarët se a do të përfundojë procedura e propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve para vitit të ri. Do ta them këtë edhe për sqarim.Dy seacna janë caktuar nga kryetari i Kuvendit, por sa i takon ligjit për përdorimin e gjuhëve them se do të ishte më mirë ta lëmë për pas vitit të ri, pra nga janari, kështu e fillojmë mbar vitin 2018.”- tha Ismaili.
Këtë qëndrim të tij ai e dha në replikën ndaj deputetes së PDSH-së Meral Ferati, e cila arsyetoi propozimin-ligjin e saj, të Menduh Thaçit dhe Bardhyl Dautit, ku kërkohej zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe dhe alfabetit të saj.
“ Ne edhe pse e mbështesim propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve, nuk mendojmë se i njejti e zyrtarizon gjuhën shqipe, por vetëm e avancon. Nuk ka gjys zyrtarizim, apo çerek zyrtarizim. Zyrtarizim ose ka ose s’ka. Për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe nuk ka pengesa ligjore,por ka mungesë të vullnetit politik. Përse mua s’më pengon maqedonasi kur flejt në gjuhën e tij, ndërsa atij I pengoj unë nëse flas në gjuhën shqipe?!”- tha deputetja e PDSH-së meral Ferati.
Mendim të njejtë me kolegen e tij nuk ndante deputeti Rexhail Ismaili, i cili tha se gjuha shqipe zyrtarizohet me propozim –ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi këtë e mundësojnë nenin 1 dhe neni 2 nga amandameti i pestë.
Ky propozim-ligj ishte në rend dite në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, duke mos kaluar kështu as leximin e parë.
Në seancën e sotme të Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive u paraqit edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së Panço Minov, i cili duket se ka injoruar kërkesën e partisë së tij për bojkotim të punës së komisionit.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com