Në pjesën e sigurisë dhe të zbulimit është miratuar pakoja e ligjeve të sistemit për ndjekjen e komunikimeve, por jo plotësisht në frymën e rekomandimeve të Pribes-së, thuhet në fillim të prezantimit
Instituti për demokraci “Societas Civilis” dhe fondacioni “Kondrad Adenauer” në kuadër të monitorimit të tre muajve te dytë nga plani “3-6-9”.Kjo, thuhet më tej, pasi ne raportin e parë të Pribes rekomandohet transferimi i pajisjeve ndërmjetëse për përcjelljen e telekomunikimeve te operatorët e komunikimit, ndërsa pakoja e ligjeve reformuese në pjesën e sigurisë dhe zbulimit, konkretisht Propozim-ligji për agjencinë operative-teknike parashikon transferim të atyre pajisjeve ndërmjetëse në këtë organ të ri të pavarur shtetëror, raporton Almakos.
Sa i takon tre muajshit te dytë, thuhet se me bojkotimin e Kuvendit nga ana e opozitës , kane mbetur pezull shumë ligje të rëndësishme, duke shtuar se në këtë mënyrë po del në “shesh” pjekuria e faktorit politik dhe faktin se si ata e kuptojnë momentin kyç politik në raport me euro integrimet.
Sipas monitorimit të bërë, rezulton se në tre muajshin e dytë vërehet së Qeveria i ka qartësuar më shumë prioritetet , duke vendosur theks në reformat në gjyqësi, shërbimet e sigurisë dhe zbulimit dhe në administratën publike.
Në raportin e monitorimit shpalosën edhe masat e realizuara, pjesërisht të realizuara dhe të parealizuara, të konvertuara në për-qindje.
Almakos.com
E.SH