Sjellja e një ligji për rregullimin e mediave online do t’i hapte rrugë politikës që të kontrollonte këto mediat, thanë sot nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.
Sipas tyre zgjidhja më e mirë është vetrregullimi. Ndërsa sqaruan se ligjet që ekzistojnë për mediat audiovizuele, ekzistojnë edhe për ato online dhe se të njëjtat duhet të respektohen, duke filluar nga ligji për mbrojtjen e të drejtave autoriale, ligji kundër gjuhës së urrejtjes, kundër diskriminimit e të tjerë, shkruan Almakos.
Kryetari i SHGM, Naser Selmani, tha se për të pasur një funksionim profesional edhe në mediat online, të njëjtat, përfshirë këtu gazetarët dhe redaktorët, duhet të respektojnë kodin e etikës.
Ndërkohë që Kryetari I Këshillit të Etikës, Mirçe Adamçevski, tha se angazhimi I tyre ka filluar dhe mënyra më e mirë për profesionalizimin e mediave online është që ata të cilët dëshirojnë të kenë media të tillë, duhet të regjistrohen në Këshillin për Etikë, pasi kështu janë të obliguar të respektojnë të gjitha ligjet që vlejnë edhe për mediat normale.
Sipas ekspertit Zoran Riçliev, duhet gjithashtu që të rritet niveli i edukimit profesional tek gazetarët vetëdijesimi që kur dikush ju shkel të drejtat autoriale të reagojnë, por fillimisht duhet pasur parasysh që në tekstin autorial të vendoset emir I autorit dhe redaktorit. Pasi sipas tij, ka gazetarë të cilët nuk e sforcojnë veten për të nxjerrë një lajm të mirë, sepse e dinë se do e publikoje dikush tjetër dhe mund ta marrin gati.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com
Sjellja e një ligji për rregullimin e mediave online do të t’i hapte rrugë politikës që të kontrollonte këto mediat, thanë sot nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.
Sipas tyre zgjidhja më e mirë është vet rregullimi. Ndërsa sqaruan se ligjet që ekzistojnë për mediat audiovizuele, ekzistojnë edhe për ato online dhe se të njëjtat duhet të respektohen, duke filluar nga ligji për mbrojtjen e të drejtave autoriale, ligji kundër gjuhës së urrejtjes, kundër diskriminimit e të tjerë.
Kryetari i SHGM, Naser Selmani, tha për të pasur një funksionim profesional edhe në mediat online, të njëjtat, përfshirë këtu gazetarët dhe redaktorët, duhet të respektojnë kodin e etikës.
Ndërkohë që Kryetari I Këshillit të Etikës, Mirçe Adamçevski, tha se angazhimi I tyre ka filluar dhe mënyra më e mirë për profesionalizimin e mediave online është që ata të cilët dëshirojnë të kenë media të tillë, duhet të regjistrohen në Këshillin për Etikë, pasi kështu janë të obliguar të respektojnë të gjitha ligjet që vlejnë edhe për mediat normale.
Sipas ekspertit Zoran Riçliev, duhet gjithashtu që të rritet niveli i edukimit profesional tek gazetarët vetëdijesimi që kur dikush ju shkel të drejtat autoriale të reagojnë, por fillimisht duhet pasur parasysh që në tekstin autorial të vendoset emir I autorit dhe redaktorit. Pasi sipas tij, ka gazetarë të cilët nuk e sforcojnë veten për të nxjerrë një lajm të mirë, sepse e dinë se do e publikoje dikush tjetër dhe mund ta marrin të gatshëm.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com