Pasi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova refuzoi ta nënshkruajë dekretin, për Ligjin për Mbrojtje të Fëmijëve pasi sipas saj, amendamentet e votuara përmbajnë disa dispozita kontroverse duke ju referuar amendamenteve për licencat në dy gjuhë, kanë reaguar nga Qeveria nga ku thonë se Ligji për mbrojtjen e fëmijëve do të përpunohet dhe do t’i dorëzohet Kuvendit.
“Si Qeveri, informojmë se ligji do të përpunohet dhe do t’u prezantohet deputetëve në përputhje me procedurat ligjore”, kanë deklararuar nga Qeveria.
Lidhur me veprimin e presidentes nuk kanë të nalur reagimet e partive politike. Bashkimi Demokratik për Integrim këtë veprim të presidentes e cilëson si një agresion ndaj vlerave kolektive të shqiptarëve dhe përpjekje për të shtypur gjuhën shqipe. Sipas tyre, ky është një sulm ndaj vlerave të një shteti të përbashkët.
Ligji për mbrojtjen e fëmijëve/ Qeveria: Ligji do të përpunohet dhe do të dorëzohet në Kuvend

Publikuar 12:34 6 Janar, 2025

“Jemi thellësisht të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga urrejtja e vazhdueshme, nga mungesa e vullnetit për bashkëjetesë, nga përpjekjet e pandalshme për të shtypur gjuhën shqipe dhe për të zhvlerësuar shqiptarët në këtë shtet tonin të përbashkët. Ata që mendojnë se do të rriten duke rrënuar fqinjët e tyre, bashkëqytetarët e tyre, janë në një iluzion të madh – askush nuk është bërë më i madh duke nënçmuar tjetrin, përkundrazi… Jemi të zhgënjyer edhe nga heshtja e atyre bashkëqytetarëve që shohin, por nuk reagojnë. Kjo nuk është vetëm një çështje e shqiptarëve, kjo është një çështje e vlerave të këtij shteti. Ajo që ne si shqiptarë e kemi të shenjtë – gjuha jonë, dinjiteti ynë, pjesëmarrja jonë e barabartë në këtë vend – nuk mund të jetë vazhdimisht një objektiv agresioni pa pasoja për shtetin në tërësi” – thonë nga BDI.
Nga ana tjetër, partia e Majta mbështet vendimin e presidentes, duke e cilësuar refuzimin e Dekretit si një veprim që është në përputhje me normat kushtetuese dhe ligjore të shteti.

Nga ana tjetër, partia e Majta mbështet vendimin e presidentes, duke e cilësuar refuzimin e Dekretit si një veprim që është në përputhje me normat kushtetuese dhe ligjore të shtetit.
“Licencat dygjuhëshe janë antikushtetuese dhe të futura kontrabandë – ne e përshëndesim lëvizjen e Siljanovskës. Mos nënshkrimi i Dekretit për vendosjen e licencave dygjuhëshe në çerdhe nga presidentja Siljanovska, Levica (E Majta) e konsideron se është në kuadër të normave kushtetuese dhe ligjore dhe mbrojtjes së gjuhës maqedonase si faktor koheziv në Republikë” – thonë nga e Majta.
E majta kërkon nga qeveria aktuale e VMRO – DPMNE-së që tërësisht ta tërheqë këtë projektligj nga procedura. Në të njejtën vij shprehen nga LSDM-ja duke kërkuar nga Qeveria që të heqë dorë tërësisht nga ndryshimet në Ligjin siç thonë, kontrovers për mbrojtjen e fëmijëve. Kurse nga partneri qeveritar koalcioni VLEN ende asnjë reagim zyrtar.
Kujtojmë se Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova më 31 dhjetor 2024 i ka dërguar njoftim kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi se nuk do ta nënshkruajë dekretin për Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, pasi sipas saj, amendamentet e votuara përmbajnë disa dispozita kontroverse. Presidentja ka kërkuar rishikimin e dispozitave të neneve 9 dhe 10 të projektligjit.
“Dëshiroj t’ju rikujtoj se mënyra e përdorimit të gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik, dhe gjuha që flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimi i saj tashmë janë të rregulluara me ligj”, thuhet në sqarimin e Siljanovskës.
Sipas saj, nenet e parashikuara të ligjit duhet të rishqyrtohen në prizmin e amendamentit 5 të Kushtetutës dhe ligjit ekzistues për përdorimin e gjuhëve. Sipas Ligjit, nëse presidentja vendos mos të nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit, Kuvendi e rishqyrton ligjin në përputhje me Rregulloren e Punës, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të tij. Gjatë rishqyrtimit të ligjit, amendamentet mund të sillen vetëm në lidhje me nënshkrimin e presidentit të shtetit. Nëse gjatë rishqyrtimit Kuvendi e miraton ligjin me së paku 61 vota, kryetarja Siljanovska-Davkova është e obliguar ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e tij. /tvklan.mk/