Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve kthehet përsëri në procedurë parlamentare në seancën e sotme të 31-të, pasi presidentja Gordana Siljanovska Davkova kohë më parë nuk e nënshkroi dekretin për shpalljen e Ligjit
Deputetët e votuan këtë ligj më 24 dhjetor në seancën e 27-të plenare, me shumicë të thjeshtë dhe Badenter. Me mosnënshkrimin e Dekretit, ndryshimet ligjore kthehen në Kuvend dhe nëse votohen sërish, presidentja do të duhet ta nënshkruajë dekretin.
Në shpjegimin e presidentes thuhet se ndryshimet e votuara të Ligjit përmbajnë disa dispozita kontestuese. Në sqarim ajo thekson se ka bërë analiza të thella dhe konsultime me ekspertë, pas së cilës kërkon rishikimin e dispozitave të neneve 9 dhe 10 të Propozim- ligjit.
“Besoj se Kuvendi, si bartës i pushtetit legjislativ do t’i marrë parasysh vërejtjet dhe sugjerimet e mia gjatë shqyrtimit të dispozitave të nenit 9 dhe nenit 10 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për mbrojtjen e fëmijëve të cilin e miratoi më 24 dhjetor 2024 dhe do të krijojë zgjidhje të qarta, të sakta konform me Kushtetutën”, thuhet në dokument.
Në sqarimin e saj, presidentja thotë se nenet e parashikuara të ligjit duhet të rishikohen në prizmin e amendamentit 5 të Kushtetutës dhe ligjit ekzistues për përdorimin e gjuhëve.
Presidentja thekson edhe dispozitën e nenit 182, paragrafi 5 i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve i cili rregullon mënyrën e marrjes, vazhdimit dhe revokimit të licencës për punë, formën dhe përmbajtjen e formularit të licencës të cilat i përcakton ministri.
Siljanovska-Davkova në një deklaratë dhënë gjatë festës së Krishtlindjeve tha se nuk e ka ndërmend të përdor veto apo të fyejë ndonjë gjuhë.
“Shpjegova që nuk jam ligjvënëse, nuk do të propozoj zgjidhje, nuk jam Gjykatë Kushtetuese, ndaj nuk do ta vlerësoj me veto, thjesht bëra thirrje që të shqyrtohen edhe një herë nenet 9 dhe 10 dhe edhe një herë të mendohet nëse kjo mënyrë e kalimit dhe marrjes së licencës nuk do të prezantojë apo do t’i lërë hapësirë autoritetit diskrecional. Unë nuk jam e njëanshme, por partitë që synojnë kualifikime. Sapo u nisa nga një fakt i njohur kushtetues dhe juridik se, së pari, ka një dispozitë në vetë ligjin, ku thuhet se, ndër të tjera, mënyra e dhënies së provimit dhe mënyra e dhënies së licencave rregullohet me aktet e ministrit. Në nenin 9 dhe 10 ka dispozita që mendoj se përbërja parlamentare duhet t’i rishqyrtojë”, deklaroi Silljanovska-Davkova.
Edhe nga qeveria paralajmëruan se ligji do të përpunohet dhe përsëri do të dërgohet në Kuvend në afate ligjore.