Maqedonia ka ligjin më të mirë në Evropë për mbrojtjen e informatorëve, por zbatimin me të keq.
Informacioni që ata përcjellin është falas dhe plasim i të njëjtit mund të sjellë ndryshime të mëdha në një shtet, apo në sferën ku është bërë keqpërdorimi. Në raste të tilla abuzuesit janë të gatshëm të bëjnë çmos për të ruajtur pushtetin që zotërojnë, pikërisht në këtë rast duhet të jetë aktivi ligji, sepse i njëjti duhet të mbrojë informatorët nga kërcënimet dhe rreziqet që u kanosen për shpalosjen e të vërtetës.
Në Maqedoni tani është koha për të bërë ndryshim të tillë, sepse në Kuvend edhe është propozuar ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, tha Tom Devajn drejtues i një organizate joqeveritare dhe joprofitabile në SHBA, shkruan Almakos.
“ Ka tre mënyra për të bërë që ligji në Maqedoni të zbatohet në praktikë. Nën një, informatorët duhet të mbrohen nga çdo rrezik. Nën dy, duke u bazuar në informacionin që japin, të niset hetim, pra t’i ndihmojmë të bëjnë ndryshim. Nën tre, të forcohen të drejtat e këtyre informatorëve”- tha Tom Devajn.
Mangësia e këtij ligji është tek besueshmëria. Thënë ndryshe, pikë e dobët e këtij ligji që Maqedonia ka, është se sistemi i drejtësisë, konkretisht gjykata mund të vendosë që të shpaloset identiteti i informatorit, pa u konsultuar aspak me këtë të fundit. Pas kësaj në theks vjen mungesa e mbrojtjes së përkohshme të informatorit.
“Një tjetër dobësi e madhe e këtij ligji, është se i njëjti cek mbrojtjen vetëm për informatorët, por nuk përmenden askund gazetarët apo përfaqësuesit e mediave. Në Serbi, ky ligji për informatorët filloi të zbatohet me seriozitet para një viti e gjysmë, në të njëjtin mbrojtje mundësohet edhe për gazetarët”- tha Tom Devajn.
I gjithë diskutimi u bë për të mundësuar vazhdimin e sundimit të demokracisë, për të lejuar sundimin e fjalës së lirë, pra e gjitha bëhet për shoqërinë, por megjithatë duhet bërë rritur vetëdijesimi i kësaj shoqërie dhe kjo mund të bëhet përmes një kampanje në lëvizje nga një vendbanim në tjetrin.
Sipas Avokatit, John MCnow, rrugë lidhëse e rëndësishme, mes informatorit dhe ndryshimit që ai mund të bëjë duke thënë publikisht atë që di, është media. Informatorët siç tha ai, janë pionier të fjalës së lirë, ndërsa gazetari krahas këtij roli, në njëfarë mënyrë mbart mbi shpatulla edhe rolin e avokatit dhe të prokurorit.
Ndryshe në ligjëratën e mbajtur sot ( e martë), që u mundësua nga Ambasada e SHBA-së dhe SHGM-ja, u përmendën edhe disa raste ku përmes informatorëve dhe bashkëpunimit me gazetarët, është bërë e mundur ndërprerja e abuzimeve me pushtetin, madje në disa raste janë shpëtuar jetë të shumta njerëzish.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com