“Kryesi e re, me bindje të njëjta”. Kështu e komentojnë partitë shqiptare qëndrimin e kreut të VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickovcki, se 35 mijë amendamentet kundër miratimit të ligjit për gjuhën, mund të tërhiqen vetëm me ri përpilimin e të njëjtit. Nga BDI-ja thonë se VMRO-DPMNE-ja ka qenë e gatshme që të pranoj ligj për gjuhët edhe me të avancuar se ky aktual, në kohën kur bisedohej për koalicione ndërsa deklaratat diametralisht të kundërta në lidhje me gjuhët i quajnë politika ditore. Megjithatë, partia shqiptare në pushtet beson se do e gjejnë formulën e miratimit të ligjit edhe pa ndihmën e VMRO-DPMNE-së.
VMRO-DPMNE-ja e ka pranuar ligjin për përdorimin e gjuhëve në variante ende më të favorizuar. Dmth edhe për uniformat e ushtrisë por edhe për atë që për momentin në bazë të vlerësimeve të LSDM-së kanë qenë kontestuese. 04 46 Edhe presidenti, edhe VMRO-DPMNE-ja kanë një qëllim, që ta pengojnë miratimin e ligjit. Megjithatë unë besojë se do të gjejmë rrugën për ta zhbllokuar situatën e deritanishme – deklaroi Rexhail Ismaili, Bashkimi Demokratik për Integrim.
Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët thotë se ligji duhet të miratohet i pandryshuar.
Edhe në rast se hapet një debat i tillë, nuk besoj që do të përpilohet ndonjë ligj që është me i keq se ky. Përkundrazi mund të jetë edhe më i mirë sepse barazia gjuhësore është një çështje që e lëvizë seriozisht Maqedoninë drejt stabilizimit zë mëtejshëm. Ne jemi të mendimit se ligji duhet të kalojë kështu siç është dhe presim dita ditës që të futet në procedurë parlamentare – deklaroi Syrija Rashidi, Aleanca për Shqiptarët.
Edhe nga LSDM-ja thanë se ligji do të miratohet konform Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit. Edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi ditë më parë paralajmëroi mundësinë e miratimit të ligjit pa shqyrtimin e amendamenteve./alsat-m