Përfaqësues nga të gjitha Universitetet publike te vendit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë duke punuar në krijimin e verzionit final të ligjit të ri për arsim sipëror duke eliminuar të gjitha mangësite qe jane evidentuar ne ligjin paraprak.
Rektori i UNT-së Aziz Pollozhani, thotë se nevojitet nje debat me gjithpërfshires, sidomos për pjesën e financimit. Sipas tij meqë modeli aktual është i stërvjetëruar, nevojitet azhurim madje edhe përmirësim të modelit të financimit të Universiteteve, që me automatizëm do të nëkuptonte më shume mjete për ta avancuar arsimin sipëror.
“Profesorët për të hyrat e tyre të mos varen shumë nga studentët sepse ajo në mënyrë direkte i bën më të lëndueshëm ndaj komponentës që mandej reflektohet në cilësinë e studimeve dhe kjo gjë duhet të shqyrtohet dhe të zgjidhet modeli më i mirë. Për ta përmirësuar modelin financiar nënkuptohet mjete më shumë për arsimin e lartë në arritjen e këtij objektivi të kycet edhe Qeveria, politikat arsimore, tu japim prioritet më të lartë”, tha Aziz Pollozhani, rektor i UNT-së, njofton TVM2.
Ndërkohë sipas Zv/ministrit të Arsimit Arbër Ademi nga diskutimet me përfaqësuesit e Universiteteve veçmë është arritur të qartësohen disa segmente të autonomisë universitare, administrative por ka shumë gjëra që edhe më tej po debatohen për gjetjen e zgjidhjeve adekuate.
“Ka gjëra të cilat duhet të ndryshohen dhe eliminohen në tërësi. Ne në komunikim me Universitetet jemi duke rrumbullakësuar zgjidhjet që janë konkrete dhe përkojnë me nevojat e institucioneve të arsimt sipëror”, tha Arbër Ademi, zv/ministër i Arsimit.
Deri më datë 6 shkurt profesorët kishin mundësi që deri tek MASH, t’i paraqesin vërejtjet e tyre dhe të njejtat të inkorporohen për krijimin e një ligji sa më praktikë në sferën e arsimit sipëror.