Ambasadori Meidani takon rektorin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, në fokus ligji për arsimin e lartë
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim miqësor me rektorin e International Balkan University, Lutfi Sunar, si dhe me zëvendësrektorin Ahmet Lökce.
Gjatë takimit u diskutua për propozim-ligjin për Arsimin e Lartë në Maqedonië e Veriut. Ambasadori Meidani theksoi se i ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet e paraqitura nga drejtuesit e universitetit, ndërsa palët ndanë bindjen se arsimi i lartë cilësor mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të çdo shoqërie.
Në bisedë u theksua rëndësia e respektimit të autonomisë universitare dhe garantimit të standardeve të larta akademike, si elemente thelbësore për studentët dhe institucionet e arsimit të lartë.
Ambasadori Meidani falënderoi rektorin Sunar edhe për librat e dhuruar, duke e cilësuar dhuratën si një vlerë dhe frymëzim për të vijuar përpjekjet në ngritjen e cilësisë në arsim.





