20 Dhjetor 2018 / 15:16
Dy ditë pas miratimit të ligjit për amnisti, heshtje në presidencë për firmosjen e të njëjtit. Kabineti i Ivanovit nuk iu përgjigjën pyetjeve të Alsat nëse presidenti e ka shqyrtuar ligjin dhe kur mund të pritet nënshkrimi i tij, i cili lidhet me publikimin në Gazetën Zyrtare. Në rast se Ivanovi nënshkruan, potencialisht kjo mund të interpretohet si mënyrë e tërthortë e pranimit të Marrëveshjes së Prespës, pasi deputetët e përjashtuar të VMRO-së, kanë siguruar shumicën për ndryshimet Kushtetuese dhe paralelisht me kushtëzimin e procesit me miratimin e Ligjit të Amnistisë. Por, pakënaqësi për ligjin e votuar shprehën nga Aleanca për shqiptarët dhe njoftuan ngritjen e një iniciative në Gjykatën Kushtetuese.
Me ligjin e ri për amnisti, secili prej të dyshuarve, të pandehurve ose të dënuarve do të duhet të kërkojë vetë amnistinë brenda 5 ditëve dhe gjykata dhe prokuroria do të kenë një afat prej 5 ditësh për t’u përgjigjur, se kush do të falet dhe kush jo. Ivanov ende e mban në sirtar Ligjin për Gjuhët dhe Marrëveshjen e Prespës, për të cilat vlerësoi se janë jokushtetues”- pohoi Suria Rushiti , deputet i Aleancës për Shqiptarët.
Alsat
Loading…


