Ka nisur me mungesë të dakordimit mbledhja e sotshme e Komisionit të Kuvendit për Çështje Evropiane, ku do të shqyrtohet Propozim-Ligji për Shtetësinë i sponsorizuar nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, raporton Tv SHENJA.
Në fillim të mbledhjes nuk është arritur të miratohet rendi i ditës për shkak se deputetët e VMRO-së kanë kërkuar fillimisht shqyrtimin e pesë amendamenteve të tyre. Kjo nuk është pranuar nga kryetari i Komisionit Arbër Ademi, i cili ka thënë se fillimisht duhet që të miratohet rendi i ditës. Më pas ai ka kërkuar pauzë njëorëshe.
Ndërkohë, dje në seancën e Kuvendit me 66 vota “për” u votua nevoja për miratimin e Ligjit për Shtetësi. Ky ligj është dorëzuar në Kuvend me “flamur evropian”, duke synuar që të evitohet bllokada që kanë bërë partitë opozitare maqedonase, VMRO dhe e E Majta.