Oda Ekonomike e Maqedonisë sot prezantoi projektin “Vendosje e rregullativës së re për kontroll të emetimeve të ajrit nga objektet industriale” dhe njëkohësisht paralajmëroi hyrjen në fuqi të ligjit për ndotjen industriale.
Besa Tateshi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, njoftoi se janë në fazën fillestare përgatitjes së ligjit për ndotjen industriale dhe i njëjti do të filloj të implementohet diku në vitin 2018.
“U munduam ta njoftojmë publikun për ligjin e ri që do të hyjë së shpejti në fuqi, ligjin mbi ndotjen industriale. Ky ligj deri më tani, pra e kemi përgatitur draftin e parë dhe deri në fund të marsit presim që ta kompletojmë, pra nga drafti të kaloj në ligj dhe gjithashtu pritet të filloj me implementimin nga viti 2018”, ka deklaruar Besa Tateshi, këshilltare në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Sistemi IPPC që sot u prezanantua Tateshi tha që në Evropë është në fuqi nga viti 2008 dhe së fundmi do fillojë të zbatohet edhe në Maqedoni. Ky sistem përfshin integrimin e lejeve ekologjike. IPPC përmban dy lloje lejesh, të ashtuquajtura leja A dhe B. Kapacitetet më të mëdha janë të definuara si A kapacitet dhe implementohen nga MMPH dhe janë kapacitete në nivel qëndror si dhe kapacitet më të vogla janë të definuara si leja B dhe implementohen nga vetë komunat dhe janë në nivel lokal.
Këshilltar i Twining projektit nga Agjencia Austriake për Ekologji deklaroi se me projektin e tanishëm kanë për qëllim përforcimin e kapaciteteve administrative në nivel lokal dhe qendror.
“Ne jemi të fokusuar në nivel lokal dhe qendror. Megjithatë përfitimi kryesor i këtij projekti është sistemi IPPC, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Projekti realizohet në bashkëpunim me Agjensinë Ekologjike të Austrisë dhe Spanjës. Buxheti i përgjithshëm përfshin 900.000 euro dhe do të zgjas diku 19 muaj, përfshirë vitet 2015, 2016, 2017”, ka thënë Klemens Konrad, këshilltar i Twining projektit nga Agjencisë austriake për ekologji.
Konrad tha që përfitimet kryesore të këtij projekti janë përfitimet e mjedisit, si mjedis më i pastër sepse nga kjo varet edhe shëndeti i qytetarëve.
Emine Ismaili /SHENJA/