Ridvan Ismaili
Në Republikën e Maqedonisë Veriore, deri tash, shfrytëzues të shtesave prindërore për fëmijën e tretë dhe të katërt janë: 29.899 prindër.
Prej tyre, shfrytëzues të shtesës për fëmijën e tretë janë 29.120. Ndërsa, sipas përkatësisë etnike në nivel republikan dhe sipas rajoneve kemi këtë gjendje:
Shfrytëzues të shtësës prindërore për fëmijën e tretë:
maqedone – shqiptare – të tjera (nëna)
? ? ?
Totali: 9602 – 13.698 – 5820 (shfrytëzues të shtesës prindërore)
Rajoni i:
Kumanovës: 718 – 1561 – 205
Shkupit: 2828 – 6051 – 1533
Tetovës: 314 – 2922 – 105
Strugës: 202 – 797 – 140
Gostivarit: 140 – 877 – 414
Krushevës: 34 – 102 – 20
Kërçovës: 97 – 208 – 211
Dibërs: 19 – 244 – 369
Velesit: 332 – 420 – 221
Prilepit: 514 – 310 – 420
Manastirit: 478 – 100 – 228
Prespës: 75 – 27 – 34
Lere sa në rajonet me shumicë shqiptare udhëheqin nënat shqiptare, sa i përket shtesës prindërore për fëmijën e tretë, por edhe nëpër ato rajone/komuna ku përqindja jonë në popullsinë e përgjithshme është në numër njëshifrorë, p.sh. ajo e Velesit, ku përqindja jonë nga regjistrimi i fundit i popullsisë (2002) ishte vetëm 4.17%. Ndërsa tash, nënat shqiptare, lidhur me shtesat prindërore për fëmijën e tretë, marrin pjesë me 43.2%, ato maqedone me 34.1%, ndërsa etnitetet tjera së bashku me 22.7%.
Pjesmarrja shqiptare në një përqindje të lartë është edhe në rajonin e Prilepit. P.sh nga popullsia e përgjithshme prej 0.03%, sa kishin në regjistrimin e popullsisë të vitit 2002 në Prilep, kjo përqindje është dhjetra herë më e lartë, kur flasim për pjesmarrjen e nënave shqiptare, shfrytëzuese të shtesave prindërore për fëmijën e tretë, edhe atë me 24.9% .
Ndërsa, në nivel republikan, përqindja e nënave shqiptare në raport me nënat maqedone dhe etniteteve tjera, është 47% në favor të nënave shqiptare, 32.9% ato maqedone, ndërsa etnitetet tjera së bashku përbëjnë 19.9%.
Sa i përket shtesave prindërore për fëmijën e katërt (që ishte në fuqi vetëm disa muaj) kemi 779 shfrytëzues, edhe atë:
maqedone – shqiptare – të tjera(nëna)
? ? ?
Totali: 137 – 391 – 251 (shfrytëzues të shtesës prindërore)
Rajoni i:
Kumanovëss: 24 – 50 – 9
Shkupit: 23 – 170 – 71
Tetovës: 2 – 66 – 1
Strugës: 0 – 30 – 0
Gostivarit: 1 – 17 – 20
Krushevës: 0 – 4 – 0
Kërçovës: 2 – 7 – 9
Dibrës: 0 – 10 – 13
Velesit: 4 – 24 – 21
Prilepit: 10 – 7 – 26
Manastirit: 5 – 4 – 11
Shohim se nga gjithsej 779 nëna, shfrytëzues të shtesës prindërore për fëmijën e katërt, madje 50.2% janë nëna shqiptare, 17.6% maqedone dhe 32.2% të bashkësive më të vogla etnike.
Nëse këto numra, nga shfrytëzuesit e shtesave prindërore për fëmijën e tretë dhe katërt, i shndrrojmë në vende pune, atëherë mund të konkludojmë se në të ardhmën, 14.089 nëna shqiptare mbesin pa të ardhura mujore (apo mesatarisht 1400 vende pune më pak për çdo vit).
Sot (28 mars 2019), partitë në pushtet, përfshirë edhe partinë shqiptare, nuk pranuan asnjë nga amandamentet e opozitës shqiptare, lidhur me përpilimin e ligjit të ri.
Bëhet fjale për deputetin Agim Shaqiri, i cili kur duhej të mbrohej Trajko Veljanovski nga heqja e imunitetit, u bënte “teslim” nëpër spitale, ndërsa sot, kur goditet interesi shqiptarë, e ke aty 24h, duke votuar kundër amandamenteve të opozitës shqiptare.