Arben Etemi
Me sjelljen e Ligjit të ri për Energjetikë, vëndohen themelet për krijimin e një sistemi energjitik të drejtë, efikas dhe të harmonizuar plotësisht me Diretvivat Europiane. Si në çdo vend të botës edhe në Maqedoninë e Veriut,Energjetika është një nga sektorët kryesorë në tranzicionin drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe stabilitetit ekonomik,veçanërisht në kohë sfidash klimatike dhe turbulencash gjeopolitike. Në këtë kontekst, Ligji i ri për Energjetikë përfaqëson një hap të rëndësishëm reformues për Maqedoninë e Veriut.Ligji i ri për Energjetikë është në përputhje me rregulloret dhe Direktivat europiane, dhe ka një qëllim të qartë i cilë është ndërtimi i një sistemi modern, të sigurt dhe të drejtë të sistemit Energjetik në vend.Rreth procesit të hartimit, inovacioneve kryesore dhe sfidave që vijojnë,Ligji i ri i Energjisë përfaqëson një hap kyç përpara në përafrimin e legjislacionit tonë me direktivat europiane dhe angazhimet e tranzicionit Energjetik. Ky ligj nuk është vetëm një përmbushje e një detyrimi – është një kornizë e gjërë sistemike që hedh themelet për një sistem energjetik, modern, transparent, jodiskriminues dhe të drejtë. Duke u nisur nga standardet e Komunitetit të Energjetikës(Energy Community), kjo zgjidhje ligjore transponon shumicën e direktivave dhe rregulloreve të Bashkimit Europian në legjislacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriu, gjë që hap një rrugë të qartë për integrimin e plotë të sektorit Energjetik në tregun Europian.
Për sa i përket përmbajtjes, ligji prezanton udhëzime të qarta për dekarbonizimin, digjitalizimin dhe decentralizimin e sistemit Energjetik. ligji ka fokus të veçant në burimet e energjisë së rinovueshme,me çka prezanton mekanizma që mbështesin efikasitetin e energjisë dhe njëkohësisht ofron mbrojtje më të mirë dhe të drejtë për konsumatorët, e veçanërisht kategoritë e rrezikuara Energjetike. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji njëkohësisht vëndohen themelet për zhvillimin e kooperativave energjetike dhe konsumatorëve aktivë, gjë që është e rëndësishme për demokratizimin e sektorit energjetik. Kjo zgjidhje ligjore është një mjet kyç për funksionimin e një sektori energjetik të qëndrueshëm, elastik dhe gjithëpërfshirës. Është e rëndësishme të theksohet ligji është i harmonizuar me legjislacionin evropian, pra transponon të ashtuquajturën “Paketë për Energji të Pastër”, kuptimi i tij është shumë më i gjerë dhe i lidhur ngushtë me nevojat tona të brendshme. Maqedonia ka qenë pjesë e Komunitetit Energjetik për 15 vite me radhë. Në bazë të kësaj Mund të konstatojmë se kjo është një zgjidhje ligjore, e saktë dhe ambicioze që zgjidh paqartësi në mospërputhjet e shumta që kanë zgjatur me vite.Gjithashtu ky Ligj i përgjigjet të gjitha sfidave reale me të cilat përballet sektori energjetik i Maqedonisë së Veriut dhe krijon një kornizë ligjore për planifikime afatgjatë, modernizim të infrastrukturës, futje të digjitalizimit dhe teknologjive të reja, rritje të prodhimit vendas nga burimet e rinovueshme, rritje të sigurisë energjetike dhe mbrojtjes së konsumatorit.