Qeveria në seancën e 53-të e shqyrtoi Informacionin për mundësinë për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune në drejtim të shkurtimit apo eliminimit të obligimit për shpalljen e konkursit për punësim, sipas rekomandimeve të raportit „Doing Business 2018“ të Bankës Botërore, me ç’farë ekonomia e vendit do të fitonte funksionalitet më të madh, transmeton Medial.mk.
Në këtë kontekst, siç theksohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), ndërkaq, në seancë e ka prezantuar mendimin negativ për këtë masël, sepse me shkurtim eventual të afateve për paraqitjen e kandidatëve për vend pune, do të sillet në pikëpyetje e drejta e përcaktuar me Kushtetutë të çdo njeriu, nën kushte të barabarta të ketë në dispozicion çdo vend pune.
Në propozim të MPPS-së, Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe e pranoi informacionin me plan për implementimin e Garancisë për të rinj (faza e parë të vitit 2018-2019), si dhe Planin veprues për implementimin e garancisë për të rinj në tre pilot komuna në vitin 2018.
Në propozim të të njëjtës Ministria, Qeveria e miratoi Planin veprues për punësimin e të rinjve në vitet 2016-2020.