Maksim Dimitrievski, në një seancë të Këshillit të Komunës së Kumanovës, konfirmoi informacionin e portalit Infomax se LIDL bleu tokë nga të afërmit e tij.
Ky portal më parë shkroi në detaje rreth rastit dhe publikoi dokumentet e blerjes së tokës, si dhe procedurat e mëparshme për të njëjtat parcela.
Këshilli i Komunës së Kumanovës votoi për projekt-ndryshimin e Planit të Detajuar Urban (PDU) ku do të ndërtohet një supermarket LIDL në vendin e ish fabrikls ÇIK në hyrje të qytetit. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 42,000 metrash katrorë, dhe një pjesë e saj ishte në pronësi të familjes së tij të ngushtë si një copë toke.
Zhvillimi i një Plani të ri Detajuar Urban (PDU) para Komunës së Kumanovës ishte me kërkesë të investitorit, ndërsa iniciatorët e ndryshimeve në PDU janë Xhino Regzhina dhe Dragan Mitevski, i cili është kumbari i kryetarit Maksim Dimitrievski.
Pas disa orësh debati, përveç këshilltarëve të shumicës nga VMRO-DPMNE, ZNAM dhe partive të koalicionit nga blloku shqiptar ASH dhe AAA, votuan edhe këshilltarët e BDI-së, që është opozita në Këshill, ndërsa vetëm LSDM dhe Levica ishin kundër.
Kryetari i bashkisë Maksim Dimitrievski, tha në seancë se e gjithë procedura është ligjore dhe se ai ka një familje të madhe dhe shumë të afërm, që nuk mund të ndikojë se kush ku do të investojë.(INA)