Në Kuvend kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, tha se Lidhja Evropiane për Ndryshim do të formojë grupin e vet parlamentar. Grupi do të ketë gjashtë deputetët, ndërsa koordinator do të jetë deputetja Safije Sadiki Shahini.
“Bashkimi ynë po rritet dhe fuqia jonë po shtohet. I bëjmë thirrje edhe njëherë kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi të mos e zvarris zgjedhjen e anëtarit të KQZ-së për shkak se kjo e bën bashkëfajtor për mosrespektimin e Kodit Zgjedhor. Ne jemi të vendosur që ta bëjmë këtë betejë deri në çlirimin e shqiptarëve nga BDI dhe çirakët e tyre. Në këtë rrugë asgjë nuk na dekurajon”, tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, raporton SHENJA.
Ai tha se shqiptarët e dëshirojnë ndryshimin dhe s’ka “kush e ndal këtë ortek”.
Data 12.06.2025
Aktuale
- (VIDEO) Ligji për përfaqësimin e drejtë, vazhdojnë debatet dhe akuzat, por pa rezultate konkrete
- (VIDEO) Të gjithë e lavdërojnë por nuk e votojnë, dështon nisma për një njësi zgjedhore
- Meta niset drejt inteligjencës superkompjuterike me një investim të madh prej 15 miliardë dollarësh
- Çairi sot miratoi propozimin për shpalljen “Qytetarë Nderi” të z. Joseph John DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi
- (VIDEO) Janev: Qytetarët të raportojnë rastet e korrupsionit
- Aksidenti ajror me mbi 200 viktima në Indi, Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet: Në solidaritet me të gjithë të prekurit
- Nuk kalon nisma për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, “për” votuan vetëm 19 deputetë të opozitës
- Mickoski: Nëse ka ndonjë iniciativë për një takim Davkova-Zheljazkov në Hagë, ajo duhet të pranohet