Me kërkesë për pagë minimale prej 500 euro si dhe rritje të të gjitha pagave të tjera për 100 euro, sindikatat do ta përballin nesër Qeverinë me realitetin që ajo e injoron vazhdimisht, është shprehur kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov.
Ai shton se brenda një viti, shpenzimet e jetesës për një familje me katër anëtarë janë rritur për 9,500 denarë kurse punëtorët me paga të mjerueshme mezi po kursejnë për pushime në Dojran.
Kryetari i Sindikatës deklaroi se arsyetimi i Qeverisë se punëdhënësit dhe punëtorët duhet të arrijnë marrëveshje nuk vlen, veçanërisht kur Qeveria e ndryshoi Ligjin e punës brenda natës për të kënaqur reprezentacionin sindikal.
“Ne besojmë se në një mënyrë kaq kontrabandiste kur ndryshuan Ligjin e punës, nuk i kënaqën punëtorët, por kënaqën një sindikatë që ndoshta do të jetë në anën e tyre, dhe për këtë arsye sot po shfrytëzoj rastin për të bërë pyetje. A do të qëndrojnë kolegët e mi në anën e punëtorëve dhe do të kërkojnë rritje të të drejtave të punëtorëve, apo do të thonë se jeta është e mirë në Maqedoni dhe se nuk është koha për të rritur pagat e punëtorëve?”, tha Sllobodan Trendafillov– kryetar i LSM-së.
Lidhur me njoftimet e kryeministrit Hristijan Mickoski se shporta e konsumit duhet të ndahet në pesë segmente, Trendafillov thotë se autoritetet duhet t’i rrisin pagat dhe jo t’u tregojnë punëtorëve se ku dhe çfarë të hanë.
“As në komunizëm askush nuk guxoi t’u thoshte punëtorëve se çfarë duhet të hanë, çfarë duhet të pinë, kur të hanë dhe sa të hanë. Mendoj se ky është hap shumë i gabuar, dhe mendoj se në vend që të hedhur pluhur para publikut dhe punëtorët dhe të sulmojnë LSM-në për vlerën e shportës, mendoj se duhet t’i kishin rritur pagat në mënyrë që askush të mos fliste për vlerën e shportës, ose për nevojën për një, tre, pesë, ose nuk e di sa shporta, për një person, për dy, për çift të ri, pensionistë e kështu me radhë”, Sllobodan Trendafillov– kryetar i LSM-së.
Sipas përllogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave, një familjes me katër anëtarë do t’i duhen mbi 62 mijë denarë për të kaluar muajin, ndërsa vetëm për ushqim i duhet pothuajse gjithë paga minimale./ Alsat.mk