Lidhja e diasporës shqiptare për Maqedoni apelon mërgimtarët kudo që jetojnë, sidomos ata në Evropë, që të udhëtojnë në vendlindje dhe të votojnë Aleancën me Besë. Shkupi, Tetova, Dibra, Struga ka nevojë për votën tonë të nderuar bashkatdhetarë, prandaj apelojmë që të gjitha rrugët të na çojnë në vendlindje, t’i japim goditjen e fundit të keqes që na përcjell tani më 15 vjet me radhë!
Në të njëjtën kohë të ju tregojmë edhe një herë më tepër qarqeve destruktive të palës tjetër se shqiptarët janë ata që vendosin se kush mund t’i përfaqëson në qeveri.
Mashtroheni keq nëse mendoni se nuk ju kemi nuhatur!
Sektori për informim i LDSHM-së
SHBA / Evropë