Lidhja Demokratike e Maqedonisë propozon ndalimin e biznesit me lëndët narkotike në Maqedoni.
“Abuzohet me legalizimin e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore, mbi 70 kompani prodhojnë kanabis pa kontroll efektiv nga institucionet shtetërore dhe prodhimi vendoset në tregun ilegal, duke përhapur kështu biznesin e drogës dhe abuzimin me kanabisin.
Prania e ekspertëve nga jashtë për luftën kundër biznesit të drogës në Maqedoni konfirmon se ky krim ka marrë përmasa të rënda dhe përfshin formimin e karteleve të drogës, llogaritjet dhe likuidimet e ndërsjella, si dhe përhapjen e narkomanisë në shkallë të gjerë edhe jashtë Maqedonisë”, thonë nga LD
closevolume_off
Nga atje theksojnë se deri më tani janë zbuluar më shumë se 10 “vjedhje” të marijuanës, tentativa për të shitur kanabis ilegalisht etj.