Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka qenë pjesë e protestuesve mbrëmjen e 27 prillit të vitit të kaluar e cila eskaloi në dhunë brutale përmes një sulmi të organizuar ndaj deputetëve që formuan Qeverinë e re të udhëhequr nga Zoran Zaev.
Mihaella Ivanova nga forumi i të rinjve të LSDM ka theksuar se në fotografitë shihet qartë se si Mickoski ka kaluar mburojën para Kuvendit.
“Mickoski ka qenë me turmën në ditën kur u sulmuan deputetë, gazetarë dhe të punësuar, kur u rrezikuan jetët e tyre dhe rendi kushtetues i R.M. Cili ka qenë roli i tij në këtë të enjte të përgjakshme? A ka koordinuar ai disa nga personat që hynë në Kuvend”, ka pyetur Ivanova.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski në profilin e tij në “facebook” ka shkruar se me 27 prill kur ndodhi dhuna në Kuvend, ka qenë në anën e popullit.
“Shikoj se i intereson pushtetit se ku kam qenë me 27 prill të vitit 2017. Edhe pse fotografitë nuk tregojnë më shume se kjo çka unë më herët kam deklaruar për lëvizjet e mia në atë ditë, vetëm këtë radhë kanë bërë një mister të shtuar dhe qarqe të rrumbullaksuara të kuqe, por këtu do ta përsëris dhe do të përgjigjem drejpërdrejt. Unë isha në 27 prill me popullin, me popullin të cilët protestuan tetëdhjetë ditë më parë dhe që ishin të shqetësuar me të drejtë për të ardhmen e Maqedonisë tonë. Dhe në qoftë se sot nuk kenë qarqe të kuqe që i keni rrethuar, nëse nuk keni pasur veprimet e policisë që po përgëzonit, s’do të kishte “argëtim kolektiv” në të cilën vetëm ju besoni dhe ndoshta më të moshuarit, edhe më e dukshme ishte pamundësia në të cilën po mbyteni”, shkruan Mickoski.