Nga Koalicioni VLEN, kanë njoftuar se kryesia e tyre e përfaqësuar nga kryetarët e partive Arben Taravari, Bilal Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi, si dhe zëvendëskoordinatorja e VLEN-it, deputetja Merita Koxhaxhiku, zhvilloi një takim konstruktiv me eurodeputetin dhe raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për vendin tonë, z. Thomas Ëeitz.
“Gjatë takimit, raportuesi Ëeitz ndau njohuritë dhe përvojën e tij në rajon, duke theksuar përkushtimin e tij për integrimin evropian të vendit tonë, si një pjesë e natyrshme e familjes evropiane. Ai vlerësoi diversitetin e rajonit dhe shprehu mbështetjen e tij për ruajtjen dhe promovimin e këtij karakteri unik.
Z. Ëeitz theksoi motivimin e tij për të kontribuar në procesin e integrimit dhe falënderoi Koalicionin VLEN për qasjen e tij konstruktive. Ai informoi mbi përpjekjet që po bëhen për të zgjidhur sfidat ekzistuese me Bullgarinë dhe për ta orientuar debatin drejt një zgjidhjeje të arsyeshme dhe të pranueshme për të gjitha palët.
Në përfundim, raportuesi i Parlamentit Evropian siguroi se do të punojë për të hartuar një raport të drejtë dhe objektiv për vendin tonë, duke reflektuar një qasje pozitive dhe mbështetëse.
Nga ana jonë, Koalicioni VLEN rikonfirmon përkushtimin e tij për avancimin e reformave dhe për të kontribuar aktivisht në perspektivën evropiane të vendit. Jemi të bindur se integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është i domosdoshëm për një Evropë të fortë dhe të bashkuar”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
Data 11.04.2026
Aktuale
- Filmi horror që “po ua prish mendjen” shikuesve: frika nuk vjen nga përbindëshat, por nga uji
- Kurti, bashkë me deputetë e ministra të VV-së, të pranishëm në varrimin e babait të Albulena Haxhiut
- “Aeroporti i Vlorës ka mbetur peng”- Klodiana Lala: SPAK ka thelluar hetimet, 7 persona akuzohen për shpërdorim me tenderët! Një pjesë e dosjes “top secret”
- “Kompania pas ‘Smart City’ ka lidhje të dyshimta me…” – Gazetarja Lala: Ish zv kryeministri Ahmetaj denoncoi se u lobua nga Ergys Agasi! Si u dyfishua kostoja e projektit
- U konstatuan shkelje të kushteve higjieno-sanitare, AKU bllokon mbi 110 ton fruta perime në Shkodër! Gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin
- “Safe City” do të implementohet edhe në Strumicë
- Goditja e bazës së armatimit, zbardhen detaje: Oltjan Qeshori pa mjetet e policisë dhe iku me vrap! Më parë ka qenë pjesë e FA, dyshohet se bashkëpunon me grupe kriminale
- MPB: Tre persona janë privuar nga liria për dhunë familjare gjatë 24 orëve të fundit


