Edhe politika ka reaguar lidhur me përmbajtjet ofenduese dhe skandaloze të vjershave “E punësuar partiakisht” dhe “Fqinjët e mi” në kuadër të projektit “Poet të rinj” të mbështetur nga Agjencia për rini dhe sport. Përderisa kryeministri Zoran Zaev thotë se përmbajtja e vjershës nuk mund të jetë arsye për dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë Darko Kaevski i cili sipas tij është kuadër i mirë, VMRO-ja thotë se pikërisht Kaevski Agjencinë e shndërroi në Institucion që përhapë shovinizëm dhe gjuhë të urrejtjes. Opozita kërkon dorëheqjen e tij.
Nga Aleanca për shqiptarët thonë se skandali që shpërtheu këto ditë kujton kohën e VMRO-së dhe BDI-së dhe publikimit të Enciklopedisë maqedonase ku gjithashtu fyefshin shqiptarët si njerëz të egër, të prapambetur dhe të ardhur prej maleve.
Nga Besa e Afrgim Gashit thonë se për këto veprime nuk mjaftojnë kërkim faljet, por duhet të ketë shkarkim, dënim dhe edukim të të gjithë atyre që kultivojnë këso ndjenja raciste kundrejt shqiptarëve.
Data 27.03.2026
Aktuale
- Katër prokurorë të rinj publikë u zgjodhën në PTHP për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në RMV
- Aliu: Pa staf profesional dhe të motivuar nuk mund të ketë sistem shëndetësor të qëndrueshëm
- 10 destinacione të reja nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit
- Filipçe: LSDM e futi Maqedoninë në NATO përmes njërës prej procedurave më të shpejta të anëtarësimit
- Filipçe: LSDM e futi Maqedoninë në NATO përmes njërës prej procedurave më të shpejta të anëtarësimit në historinë e Aleancës
- Analiza e BBC: Nuk është vetëm nafta, ja si do të ndikojë lufta në Iran nëpër botë
- Banka popullore-RMV: Shkalla e shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit mbetet 2%
- Kamerat e “Safe City” po instalohen edhe në Veles, sistemi duhet të fillojë të funksionojë në fund të korrikut

