Shtëpia botuese “Shkupi”, në bashkëpunim me Shoqatën kulturore MIGJENI nga Boras në Suedi nga 31 tetor deri më 4 nëntor 2017 organizon “DITËT E LETËRSISË SUEDEZE NË SHKUP”. Shoqata Botuese “Shkupi” sot, në Shkup, Promovoi 5-së libra të përkthyera nga suedishtja në shqip. Përkthyer nga Sokol Demaku. Për 3 librat e Jonas Kherimit: “I thërras vëllezërit e mi”, “Gjithçka që unë di” dhe “Syri i Kuq”, foli Sokol Demaku, ndërkaq për dy librat tjerë “Maria Frensborg- Zemërimi, frika dhe premtimi” dhe “ Lena Andershon –Mëkatimi”, floli Fadil Curri, përcjell Almakos.
Në fjalën e tyre kryesore thanë se me përkthimin e librave në gjuhën shqipe, pasurohet libraria dhe lexuesi shqiptar njeh nga afër realitetin dhe imagjinatën e autorëve suedez. Këtu u paraqit edhe autori Hamit Gërguri, foli përgjithësisht për librat e tij të përkthyer nga suedishtja në shqip, si dhe bashkëpunimin letrar ndërmjet Sh.B “SHKUPI” dhe Shoqatës kulturore MIGJENI nga Suedia. Ndërmjet folësve të veprave të promovuara, poezi recituan: Anna Degerman, Britta Stenberg, Kristin Bjarnadottur, Anna Mattson, etj.
Në këtë manifestim letrar, ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Suedisë në Maqedoni, ekselenca e tij Mats Stafanson, i cili tha se autorët suedez sot kanë dominuar në botë dhe se autorët suedez janë të përkthyer në shumë gjuhë të botës, ku letërsia suedeze është një nga 10 vendet e botës ku është e përkthyer më shumë. Ai kujtoi veprën “Pipi çorape gjata”, ku ka shtatdhjetë e dy vite që qëndron në tregun e letërsisë, por letërsia suedeze është shumë më shumë e vjetër. Stafanson tha se ndjen kënaqësi që letërsia suedeze është përkthyer jo vetëm maqedonisht por edhe në gjuhën shqipe, ku dhe falemndroi shtëpinë botuese “Shkupi”.
I pranishëm ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferri, ku paralajmëroi se më 26 deri më 28 nëntor do të jetë në Suedi dhe është vizita e parë e tij, zyrtare. Ai tha se kemi fatin e njejtë, ku shekuj më parë Suedezët kanë migruar e sot migrojnë banorët e vendit tonë, për një jetë më të mirë, me shpresë që të kemi fatin e njejtë që të kthehen në vartat veta ashtu siç janë kthyer suedezët në Suedi. Të pranishëm ishin edhe shumë botues, shkrimtarë, profesor dhe figura të rëndësishme shoqëroro politike vendore.
D.Kërluku
Almakos.com