Libani do të mbajë të hënën një ditë zie kombëtare, me rastin e varrosjes së ish-presidentit francez, Jacques Chirac, njoftoi presidenca e Këshillit të Ministrave.
Kryeministri, Saad Hariri, nxori një qarkore për këtë qëllim, si një mënyrë për të nderuar një mik të Libanit.
Ish-kreu i shtetit francez kishte lidhje veçanërisht të forta me Libanin dhe ish-kryeministrin e tij, miliarderin Rafic Hariri, vrarë gjatë një atentati në Bejrut, në vitin 2005.
Jacques Chirac luajti rol kryesor në krijimin e Gjykatës Speciale për të hetuar vrasjen e Rafic Harir-it dhe personaliteteve të tjera libaneze, të cilët ishin kundërshtarë të regjimit sirian.




