Gazetari Tomislav Kezharovski sot nga ora 12:00 deri në orën 15:00 në librarinë “Ili-Ili” do ta nënshkruajë librin e tij të parë “Jetë në kuti” dhe do të shoqërohet me lexuesit. Libri është një tregim nga paraburgimit tetëmujor i Kezharovskit në burgun e Shutkës dhe u promovua në nëntor në universitetin FON.
“Libri i pasqyron rastet në shtet mes kujtimeve derisa isha në burg. Ryshfet, korrupsion, shkelje të të drejtave të njeriut, sistem i keq shëndetësor, presione, kërcënime. Ky dëshiroj të jetë libri i fundit i tillë që dikush e ka shkruar tek ne… Padrejtësia ekziston prej se është krijuar bota. Vështirë fitohet, por kjo nuk do të thotë se duhet të heqim dorë nga hetimi për drejtësinë ose edhe më keq, t’i mbyllim sytë dhe të bëhemi vëzhgues të verbër”, thekson autori Kezharovski.