Esmir Musli Selmani
Në shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik 2020, bazuar në të dhënat e procesverbaleve të komisioneve zgjedhore komunale sipas KSHZ-së u arritën këto rezulzate :
Koalicioni “Mundemi” (LSDM) fitoi 327.408 vota ose 35,89 për qind, apo 46 mandate, koalicioni i VMRO-DPMNE-së fitoi 315.344 vota ose 34,57 për qind, apo 44 mandate, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) fitoi 104.699 vota ose 11,48 për qind, apo 15 mandate, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fitoi 81.620 vota ose 8,95 për qind të votave, apo 12 mandate, E Majt afitoi 37.426 vota ose 4,1 për qind të votave, apo 2 mandate, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) fitoi 13.930 vota ose 1,53 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, apo një mandat”.
Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, nga numri i përgjithshëm prej 1.814.236 votuesve, gjithsej 943.750 qytetarë ose 52 për qind ushtruan të drejtën e tyre të votës.
Në 2020 ishte një model tjetër i veprimit politik, bashkëpunimi i Lëvizjes Besa me LSDM, kualicion i cili u bë para se të mbaheshin zgjedhjet,e në RMV ishte taktizim i ri, por edhe risk i ri.
Në aspektin politik Lëvizja Besa fitoj 4 deputetë, por në atë formal, ajo nuk do e kishte mundësinë.E njejta ndodhi edhe me LSDM.Ajo me ndihmën e Lëvizjes Besa u bë mandatare për të formuar shumicën në parlament dhe të formojë qeverinë.
Të gjithë atëherë thireshin se ky bashkëpunim do të sjellë ndryshime politike në vënd, ngase asnjëherë më parë një parti shqiptare nuk ka bërë kualicion të këtillë.Paguajtën riskun të dyja, më së shumti L.Besa.
Në 2020 kishte lëvizje të ndryshme.
Viti 2021, organizimi i zgjedhjeve lokale.LSDM si mandatare e qeverisë u ulë në fillim me Ali Ahmetin për të diskutuar bashkëpunimin lokal, aty ku interesi është i përbashkët.Disa ditë më vonë u ulë edhe me Bilall Kasamin, si kualicion i mbrendëshëm.Nga ky takim kishte njefarë lloji paknaqësie nga të dy palët(gjë e cila u dëshmua edhe pas zgjedhjeve).
Kualicioni më me risk politik ishte ai i të djathtës maqedone dhe shqiptare pra ndërmjet VMRO dhe ASH /AA.Aty ishin të bindura palët se rrezikojnë politikishtë, sidomos pala shqiptare e opozitës.Në raundin e parë BDI shkatërojë pothuajse në të gjitha komunat, gjë e cila ishte si rezultat i bashkëpunimit me LSDM.Në raundin e dytë ishte interesante gara në qytetet më të mëdha shqipëtare.Aty BDI humbi dy qytete me rëndësi të madhe pra, Tetova dhe Gostivari.Në anën tjetër LSDM u deklasua në 70 % të komunave nga VMRO/ja.
VMRO ka fituar shumicën e komunave 42 dhe 16 LSDM, kurse te shqiptarët BDI 11, ASH 2(3 me me Azem Sadikin), L.Besa 2 , PDSH 1(që më pasë dolë në ASH) dhe AA me 0.
Pas zgjedhjeve lokale fillojë një ngërç politik në nivel shteti.AA e paknaqur nga rezultatet në nivel të degëve akuzonte fshehtazi ASH për tradhëti, ngase në Studeniqan kishin përkrahur Azem Sadikin(gjë e cila u faktua më pas me daljen e po të njejtit me ASH), akuza kishte gjithashtu edhe për në Çair, pastaj edhe anasjelltas në Dibër, gjoja se AA ka përkrahur kandidatin e BDI/së.
Do ndalesha pak këtu, ngase nga këtu fillojë edhe taktizimi politik por edhe hakmarrja politike ndaj kualicionit.Nëse e shohim nga këndëvështrimi politik AA ka vepruar mirë, por nëse ndalemi te ideali i thirur para zgjedhjeve, atëherë AA i bije murrit me kokë dhe bënë vetëvrasje politike të idealit të vet.
Me nismën e VMRO/së dhe motivimi i po të njejtës nga zgjedhjet lokale si fituese apsolute për të rrëzuar qeverinë aktuale ishte një skenarë i pregaditur mirë.Këtë skenarë e kanë përkrahur partitë opozitare shqiptare duke përfshirë ASH/AA dhe Levicën.Për rrëzimin e qeverisë rolë të rrëndësishëm kishte edhe Lëvizja Besa, e cila e nuhati apo jo largimin e sajë nga qeveria.
U mblodhën 61 nënshkrime nga deputetë të partive të lartëpërmendura përveç LSDM dhe BDI/së.Mirëpo në shtetin tonë nuk bëhet edhe politikë vetjake, me të shpejtuar dhe deklarata që më pas i ha secili vetë.Takimet me ambasadorë të ndryshëm, të cilët nuk i përmendi bënë që kjo skemë me VMRO/në të bjerë poshtë, duke marrë deputetë nga opozita e fotografuar me të ikur dhe shpejtuar.I pari ishte Skender Rexhepi Zejdi, i cili ishte kundër Levicës por kjo krejtë si alibi, pastaj edhe Kastriot Rexhepi i cili hiq më pak, vetëm t/a lexojmë biografinë e punës do marrëm vesh edhe vendimin e tijë konsultues.Skenari u pregaditë mirë nga LSDM, BDI dhe dy deputetët tjerë të konsultuar nga ambasadorë.Unë them skenari i KALES.
Deklarata e kryetarit te PDSH/së Menduh Thaçi ne TV 21 u morrë si tallje, budallaki, pastaj kallja e cigares e A.Ahmetit dhe më pasë aktivistëve të BDI/së ishin isharete, se kjo qeveri nuk bije dhe se do formohet biles edhe me shumicë më të madhe.
Sekretari gjeneral i L.Besa dhe ish Ministrë i Bujqësisë bëri gabimin fatal politik me shpejtimin e deklarimit të tijë personal, pa konsultuar as kuvend e kryesi të partisë, dhe për këtë nuk u dha llogari.
Tradhëtarë u shpallën dy deputetë. I pari nga AA, ngase dështojë rrezimi i qeverise, aktivistët e sulmonin e AA e sulmonin Zejdin për politikë personale.Mirëpo nëse e shihni më ndryshe Zejdi ka qenë më largëpamës aty.Pastaj për tradhëtarë u shpallë edhe Kastriot Rexhepi nga L.Besa, i cili pa dhënë deklaratë dhe pa u konsultuar me asnjë në parti shkarkohet automatikishtë.
Në keto dy raste jam skeptikë, ose është lojë e pregaditur mirë, ose u shkojë huqë politika ditore.
Deklarimet e z.Rexhepit për rryma të ndryshme hanë bukë në gjendjen aktuale në Ballkan, por marrja e datës për bisedime mendoj se ia ka huqë(për momentin reagimet e bullgarisë).
Pas ketyre gjithë ndodhive vendi ballafaqohet me krizë politike, por edhe me kriza tjera te fushës ekonomike, energjetikës etj.
Fitues e ketij ngërçi politik pa dyshim se eshtë BDI, e cila me çdo kushtë ka kërkuar mos rrëzimin e kesaj qeverie, duke qenë e konsultuar mirë me ndërkombëtarët.E them këte ngase politikishtë BDI/së i ka konvenuar edhe rrëzimi i qeverisë dhe mos rrëzimi biles e bënë edhe më të fuqishme.
VMRO e cila ka kërkuar rrëzimin, biles i ka konvenuar edhe mos rrëzimi, ngase kriza në shtet nuk është e një lloji, ata do e fusin në humnerë deri ne fundë LSDM/në ashtu siç e futën në zgjedhjet lokale.
LSDM si humbëse e ketyre zgjedhjeve, do mundohet t/a mbajë veten dhe strukturat duke pasë pushtet qëndrorë.
Allternativa fituese në aspektin politik, e cila edhe pse nuk fitojë asnjë komunë, me 4 deputetët e sajë në qeveri do të ketë mundësi për të rikuperuar veten, strukturat duke bërë punësime nga të gjithë digasteret qe iu ofruan.
ASH/ja humbëse e cila mendojë se është rrugës së PDSH/së për të mbajtë flamurin e opozitës duke mos praktikuar politika që në të vërtetë ia ka ofruar votuesit dhe aktivistëve të flaktë.
L.Besa është në mesin e të mirës dhe të keqes, ka fitu në aspektin lokal, aty ku ka qenë më e organizuar dhe ka humbë në nivel qeveritarë, duke heqë dorë nga pushteti qëndrorë për të realizuar më lehtë projektet dhe investimet kapitale.
Në fundë, të gjithë aktivistët e partive, që kanë pritë ndryshime ne skenë, ja ndodhin ata kështu duke u rrotulluar rreth pushtetit secili që thirë në ideal.
Ideal?!Cili është ideali pra në këto raste?!
Po shtrenjtohen ushqimet, pastaj ngurtësohen, shtrenjtohet rryma edhe ajo do bëhet normale, ne, ne të cilët shpresojmë se do bëhemi shtetë, vallë cfarë do të ishte ajo shpresë që do na mbante këtu!!!
Po behet nami me ne sa vite, nga pafuqia jonë për të ndryshuar, e zgjedhim gjithëmonë atë më të lehtën në veprim, të bëjmë termine në ambasadë dhe t/ua lamë shtetin atyre që na morrën në çafë sa vite rrotullisje politike të interesxhive që thiren në ideal.Veprim i lehtë, në atë të aplikimit, jo në atë se na qenka lehtë t/a lash atdheun dhe të ikësh.
U boftë mirë, ngase kështu e kemi lënë me vite, dhe nëse ne nuk luftojmë për të bëhet mirë, prisni se do bëhet!