Lëvizja “ZNAM – Për Maqedoninë tonë” të dielën do të prezantojë kandidatët për bartës të listave për deputetë në gjashtë njësitë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.
Ata sot në një konferencë për media i bëri të ditur zëdhënësi i kësaj partie, Nikolla Memov.
Njësinë e 5 zgjedhore do ta kryesojë Vesna Bendevska, ish-deputete me profesion psikolog.
Bartës i listës në Njësinë 3 do të jetë Pavle Arsovski, gjeneralmajor në pension, doktor në shkencat historike.
Bartës i listës në Njësinë 1 është Boban Karapejovski, profesor në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit.
Bartës liste në Njësinë 2 do të jetë Daniel Stojçevski, magjistër i së drejtës penale, drejtor i NP “Pastrim dhe Gjelbërim” në Kumanovë.
Njësinë 4 do ta kryesojë ekonomisti Mile Cekov, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Juglindore.
Bartës i listës në Njësinë 6 do të jetë Nebojsha Zaharievski, avokat.(INA)