Më lejoni që në emër të Lëvizjes BESA dhe në emrin tim t’jua uroj festën e madhe të Fitër Bajramit, duke uruar që kjo festë të kalojë në paqe, dashuri e harmoni familjare.
Muaji i Ramazanit është një a’raf (purgator) që besimtarët myslimanë e kalojnë me agjërim, përkushtim e devocion, për të dalë në ditën e Bajramit ballëndritur dhe zemërbardhë njësoj si në ditën kur besimtarët do ta kalojnë Urën me librin në krahun e djathtë. Përveç kësaj, Ramazani është universiteti ku jepen leksione për paqen, dashurinë, mirëqenien dhe tolerancën. Agjëruesit janë njerëzit më të përshpirtshëm, të cilët e ushqejnë me dashuri gjithë njerëzimin dhe, madje, edhe mjedisin. Në këtë kontekst, edhe në rrethanat tona, bashkëjetesa, respekti i ndërsjellë dhe dialogu janë vlera që – pos tjerash – i prodhon ky muaj i madh.
Duke e perceptuar kështu muajin e Ramazanit, jemi të bindur se festa e Bajramit tashmë është katarza e shpërthimit shpirtëror që e sjellin agjëruesit me dashuri për njeriun dhe për natyrën, në përgjithësi.
Urojmë që ky Bajram të kalojë në mirëqenie, paqe, dashuri e lumturi në secilën familje.
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]