Me rastin e ditës së madhe të shkronjave shqipe, Ditës së Alfabetit Shqip, Lëvizja BESA uron që kjo festë të jetë një mundësi më shumë që ne të reflektojmë për rëndësinë që ka shkrimi shqip, fjala shqipe dhe kultura shqiptare në Maqedoni.
“Me këtë rast nuk mund të mos e shprehim keqardhjen se këto shkronja të gjuhës sonë të bukur edhe sivjet nuk e gjetën mirënjohjen e duhur në Maqedoni, edhe sivjet shqipja nuk u bë gjuhë e dytë zyrtare dhe kjo vetëm për fajin e politikanëve shqiptarë që ndër vite e pamundësuan zyrtarizmin e gjuhës shqipe në vend.
Megjithatë urojmë që 22 Nëntori i viteve të tjera të na gjejë më mirë, më të bashkuar dhe me shqipe të nderuar në Maqedoni. Shpresojmë që vitin tjetër edhe Muzeu i Alfabetit në Manastir nuk do të vazhdojë te jetë në gjendje të mjerueshme.
Gjithashtu të gjithë aktivistëve dhe simpatizuesve të Lëvizjes BESA ua urojmë edhe ditëlindjen e tretë të BESËS, njëherazi duke i falënderuar për të gjitha përpjekjet që i kanë bërë në ngritjen, promovimin dhe afirmimin e Lëvizjes BESA.
Urime për shumë mote 22 Nëntori i Alfabetit dhe i Besës”, thuhet nga Lëvizja Besa.
Almakos.com