Në një kumtesë dërguar mediave nga Lëvizjes BESA njoftojnë për takimin e Kryetarit Afrim Gashi me përfaqësuesit dhe kryetarin e Partisë Demokratike Turke z. Beycan Ilyaz.
Kumtesa e plotë:
Lëvizjes BESA, vazhdon të ndërtoj ura komunikimi mes partive politike në vend, sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi realizoi takim me kryetarin e Partisë Demokratike Turke z. Beycan Ilyaz.
Takimi u zhvillua në atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku mes tjerash dy kryetarët e partive Lëvizja BESA dhe Partia Demokratike Turke (TDP), shprehen gatishmëri për krijimin e urave të komunikimit partiak mes partive të etnive të ndryshme. Lëvizja Besa dhe TDP, si dy parti opozitare janë të gatshme që proceset reformuese të vendit ti mbështesin dhe ta përkrahin vendin tonë për rrugëtimin e saj drejt NATO-së dhe BE-së.
Takime të këtilla kryetari Gashi, pritet që ti realizoj edhe me kryetarët e partive tjera politike në vend .
Shkup, 26.02.2018 Lëvizja BESA – Shkup