Lëvizja BESA pritet që sot gjatë ditës të organizojë një konferencë për gazetarë ku do të shpalos qëndrimet rreth pjesëmarrjes ose jo në qeverinë e re të mandatarit Zoran Zaev. Por, në qëndrimet e deritashme kjo parti e ka bërë të qartë se nuk kanë biseduar për poste ministrore, por bisedimet janë zhvilluar për pesë parimet e kësaj partie.
Ridenimi, pjesëmarrja në një Qeveri në të cilën nuk përfshihen njerëz të inkriminuar, marrëveshja për koalicionin të jetë e afatizuar dhe transparente, implementim i plotë i deklaratës shqiptare, si dhe qeverisje e balancuar, janë parimet për të cilat nga Lëvizja BESA thonë se i kanë vendosur si prioritare dhe të njëjtat janë të palëkundura.

