Lëvizja BESA ka reaguar kundër deklaratave të kryeministrit maqedon, Zoran Zaev, që ditë më parë tha se nuk do të votoj që Kosova të pranohet në UNESCO.
“Po dëshmohet dhe po rikonfirmohet deklarata e pasa disa ditëve e kryeministrit për një media serbe ku ai shprehet se me serbët janë vëllezër dhe kishat në Kosovë janë zemra e Serbisë”, thonë nga ky subjekt.
Lëvizja Besa konsiston në qëndrimin se Maqedonia duhet të kultivojë marrëdhënie shumë të mira me Shqipërinë dhe Kosovën dhe çdo deklaratë që është në kundërshtim me këtë qëndrim, mendojmë se është e dëmshme për Maqedoninë”, thotë Shefi i Kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA, Faton Fazliu.
Ndërkohë, Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA thotë se Zaevi si kryeministër i ri, është ngutur me vlerësimin për Kosovën. Sipas tij, Zaevi duhet të veprojë në parim mbi interesat shtetërore me Kosovën e jo, siç shton ai, të flas për interesa fetare serbe në Kosovë.
“Si kryeministër, Zoran Zaevi duhet të shikojë interesat shtetërore me Kosovën, interesa këto të cilat duhet të jenë mbi interesat fetare serbe në Maqedoni”, tha për KOHA, Zendeli.